Bolton përfundon vizitën në Turqi, Dunford dhe Jeffrey vazhdojnë takimet në Ankara

Këshilltari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë kombëtare, John Bolton përfundoi vizitën në Turqi.

Bolton përfundon vizitën në Turqi, Dunford dhe Jeffrey vazhdojnë takimet në Ankara

Këshilltari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë kombëtare, John Bolton përfundoi vizitën në Turqi.

Avioni privat, që solli Boltonin dhe delegacionin amerikan, të cilët  erdhën mbrëmë në kryeqytetin Ankara për të biseduar me autoritetet turke, u largua sot nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë në orën 13.45 me orën lokale.

Gjatë vizitës, Bolton u shoqërua edhe nga Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Joseph Dunford dhe James Jeffrey, i cili u emërua në postin e përfaqësuesit të posaçëm të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it në vend të Brett McGurk.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin dhe Këshilltari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë kombëtare, John Bolton u takuan sot në mëngjes në pallatin presidencial. Takimi zgjati 2 orë e 10 minuta.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, përpara vizitës në Ankara vizitoi Izraelin dhe u takua me Kryeministrin, Benjamin Netanjahu.

Pritet që Dunford dhe Jeffrey të qëndrojnë edhe për një kohë në Ankara dhe të vazhdojnë takimet me autoritetet turke.

 


Lajme të ngjashme