Samiti Afganistan-Pakistan-Turqi do të mbahet në Stamboll

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të premten se samiti tresh Afganistan-Pakistan-Turqi do të mbahet në Stamboll pas zgjedhjeve vendore të 31 marsit (në Turqi).

Samiti Afganistan-Pakistan-Turqi do të mbahet në Stamboll

Kryeministri i Pakistanit, Imran Han realizoi një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Erdoan.

Kryeministrin pakistanez Presidenti Erdoan e priti në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Pas takimit kokë më kokë u mbajt takimi mes delegacioneve, ku marrëdhëniet dypalëshe u trajtuan në të gjitha dimensionet.

Pastaj të dy liderët dolën para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi.

Në fjalën që mbajti këtu Presidenti Rexhep Tajip Erdoan shprehu kënaqësinë që ndjen nga vendimi i Gjykatës së (Lartë të) Pakistanit, që e ka njohur grupin e FETO-s si organizatë terroriste.

Kurse në lidhje me transferimin e shkollave të FETO-s tek fondacioni “Maarif”, Erdoan tha: “Kam bindjen se ky solidaritet do të vazhdojë”.

Në vijim Erdoani u shpreh se Kryeministri Han vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës po e realizon në Turqi, ndërsa shtoi: “Me këtë rast dua ta përgëzoj atë për suksesin e treguar në zgjedhje. Njëherësh unë e di që ai vet është me plot kuptimin e fjalës i dashuruar me Rumin (Mevlana Xhelaledin Rumiu). Vizita që Zoti Kryeministër i bëri Mevlanës në Konya është një simbol i kësaj miqësie. Turqia dhe Pakistani janë dy vende vëllezër, rrënjët e miqësisë së tyre zgjaten thellë në histori. Ashtu siç ka bërë deri më dje, edhe sot, edhe nesër Turqia është dhe do të vazhdojë të jetë pranë Pakistanit”.

Kurse Kryeministri i Pakistanit nga ana e tij në konferencën e përbashkët të shtypit tha se Pakistani dhe Turqia do të bëhen dy vende edhe më shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Shpresoj që samitin Pakistan-Afganistan-Turqi të kontribuojë në paqen e Afganistanit”, nënvizoi Han.

 


Lajme të ngjashme