Operacioni në Siri – Akar: Çdo gjë është planifikuar dhe programuar

I pyetur se “kur do të nisë operacioni (kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK) në Siri”, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, u përgjigj me këto fjalë: “Çdo gjë është planifikuar dhe programuar.”...

Operacioni në Siri – Akar: Çdo gjë është planifikuar dhe programuar

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, iu përgjigj të martën interesit të gazetarëve në Ankara.

I pyetur se “kur do të nisë operacioni (kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK) në Siri”, ministri Akar u përgjigj me këto fjalë: “Çdo gjë është planifikuar dhe programuar. Gjithçka po vazhdon sipas kalendarit.”

Ndërsa në përgjigje të pyetjes së një gazetari tjetër mbi udhërrëfyesin për Menbixhin, një marrëveshje e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për spastrimin e terroristëve nga Menbixhi nën pushtimin e YPG/PKK-së dhe dorëzimin e qytetit banorëve të tij të vërtetë, ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke deklaroi se “nuk ka asnjë problem”.

“Mbetet për t’u përcaktuar kalendari bashkë me SHBA-në dhe ju do të informoheni kur të përcaktohet”, shtoi ai.

Në vijim, ministrit Akar iu kërkua një vlerësim mbi dorëheqjet në administratën e Uashingtonit pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Ish-ushtaraku më i lartë turk theksoi se “ky është një vendim i tyre dhe ka bëjë me punët e brendshme të tyre”.

Hulusi Akar u pyet po ashtu nëse ka ndonjë problem në lidhje me blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 (nga Rusia), por ministri theksoi se “çdo gjë po avancon sipas planeve”.



Lajme të ngjashme