Erdogan: Turqia dëshiron lirinë e arabëve, kurdëve në Siri

Në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar të hënën në kompleksin presidencial, Presidenti Erdoan tha se Turqia nuk do ti braktisë kurdët e Sirisë në tiraninë e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Erdogan: Turqia dëshiron lirinë e arabëve, kurdëve në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se kurdët e Sirisë nuk do ti lënë në duart e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar të hënën në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në kompleksin presidencial në Ankara për “Sistemin në institucionet publike të shtetasve me aftësi të kufizuara dhe të rinjve që kanë përfituar nga kujdesi i shtetit”.

Duke folur për operacionin e mundshëm të Forcave të Armatosura Turke (TSK) bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane kundër objektivave të YPG/PKK-së në veri të Sirisë Erdoani tha: “Çështja në Siri është çështje lirie, është një çështje që ka të bëjë me integritetin territorial të Sirisë”.

“Shkaku i vetëm i tiranisë së sotme në Siri është ndarja e popullit në fraksione të ndryshme”, shtoi ai.

“E njëjta gjë vlen edhe për Irakun dhe Jemenin; vlen edhe për Libinë, Somalinë dhe hapësirat e gjera gjeografike që pikojnë gjak. Këtë panoramë nuk do ta ndryshojmë dot për sa kohë që nuk e kërkojmë arsyen brenda vetes tonë. Përse ndodhemi ne në Siri? Ne jemi atje për t’u rikthyer lirinë vëllezërve tanë arabë, vëllezërve tanë kurdë. Ashtu siç nuk i lamë arabët e Sirisë në duart e DAESH-it, ashtu do të bëjmë edhe me kurdët e Sirisë, nuk do ti braktisim ata në tiraninë e PKK/PYD-së”,- tha Erdoan.

Mes 4 milionë sirianëve që e vazhdojnë jetën në Turqi,- vazhdoi Erdoan,- ka diversitet etnik.

“Deri më sot rreth 300 mijë sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ata shkuan në zonat e kthyera në zona të sigurta nga Turqia. Po ashtu, edhe zona Sinxhar (në Irak) do të shndërrohet në një zonë të sigurt. Çështja në Siri nuk ka të bëjë me arabët, kurdët apo, turkmenët. Ajo është një çështje lirie, është një çështje që ka të bëjë me integritetin territorial të Sirisë”, theksoi Presidenti Erdoan.



Lajme të ngjashme