Bisedë telefonike Erdogan-Abbas, në fokus hapat që vështirësojnë zgjidhjen e problemit palestinez

Siç bëjnë të ditur burime nga Presidenca e Republikës së Turqisë, lideri palestinez e ka informuar bashkëbiseduesin turk rreth zhvillimeve të fundit në rajon, kryesisht për vendimin e disa shteteve për të transferuar ambasadat e tyre në Jerusalem...

Bisedë telefonike Erdogan-Abbas, në fokus hapat që vështirësojnë zgjidhjen e problemit palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar të shtunën një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas.

Siç bëjnë të ditur burime nga Presidenca e Republikës së Turqisë, lideri palestinez e ka informuar bashkëbiseduesin turk rreth zhvillimeve të fundit në rajon, kryesisht për vendimin e disa shteteve për të transferuar ambasadat e tyre në Jerusalem.

Dy liderët kanë shkëmbyer mendimet rreth asaj se çfarë mund të bëhet për të parandaluar hapat e gabuara që do të vështirësonin zgjidhjen e problemit palestinez.

Me rastin e kësaj bisede telefonike, Presidenti Erdogan ka theksuar edhe një tjetër herë se Turqia do të vazhdojë të mbështesë kauzën e drejtë të palestinezëve.



Lajme të ngjashme