Erdogan: Turqia dhe Irani mund të bëjnë shumë së bashku për rajonin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se për sigurimin e paqes në rajon, ka shumë hapa që Turqia dhe Irani mund të hedhin së bashku.

Erdogan: Turqia dhe Irani mund të bëjnë shumë së bashku për rajonin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se për sigurimin e paqes në rajon, ka shumë hapa që Turqia dhe Irani mund të hedhin së bashku.

Erdoaani së bashku me Presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, që ka ardhur për vizitë zyrtare në Ankara, bashkëkryesuan mbledhjen e pestë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran.

Më pas u zhvillua një konferencë e përbashkët shtypi.

Erdoan në konferencë tha: “Për dhënin fund konflikteve që jetohen në rajonin tonë, për sigurimin e mjedisit të paqes, ka shumë hapa që Turqia dhe Irani mund të hedhin së bashku”.

Ai tha se nuk do të tolerojnë asnjë strukturë, që merr në objektiv stabilitetin dhe sigurinë e Turqisë dhe rajonit dhe shtoi: “Në këtë çështje kemi një vullnet të plotë për të vazhduar në rritje bashkëpunimin me Iranin”.

Presidenti Erdoan tha gjithashtu se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Iranit kundër sanksioneve ndaj tij dhe shtoi: “Në këtë periudhë kur janë intensifikuar presionet ndaj Iranit, që ne i shohim si të padrejta, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit vëlla të Iranit. Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione ndaj Iranit ka vënë në rrezik sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe dua të përsëris edhe një herë se ne si Turqi nuk e mbështesim këtë vendim”.  



Lajme të ngjashme