Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu prononcohet për gazetarët gjatë kthimit nga Gjeneva

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se aktualisht janë në pozitë më të mirë për një zgjidhje politike në Siri.

Çavusoglu prononcohet për gazetarët gjatë kthimit nga Gjeneva

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se aktualisht janë në pozitë më të mirë për një zgjidhje politike në Siri.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve garantuese të procesit të Astanës, Turqisë, Rusisë dhe Iranit, më 18 dhjetor u takuan në Gjenevë të Zvicrës për ti bërë një vlerësim situatës së fundit në Siri.

Gjatë kthimit në vend ministri Çavusoglu u prononcua në interes të gazetarëve, ku vuri theksin se kanë arritur në pozitë më të mirë për një zgjidhje politike për krizën në Siri.

Shefi i diplomacisë turke shtoi se gjatë bisedimeve në Gjenevë u arrit në një pikë kritike për çështjen e formimit të komitetit kushtetues.

Çavusoglu rikujtoi se opozitarët dhe regjimi kanë paraqitur listat me emrat e 50 përfaqësuesve, ndërsa shtoi se do të vlerësojnë edhe listën me emrat e 50 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.

Ai gjithashtu tha se bisedimet e procesit të Astanës në të ardhmen do të vazhdojnë në Gjenevë.

Në përgjigje të pyetjes se “A ka patur ndonjë kontakt me liderin e regjimit sirian, Beshar Esad?” ministri Çavusoglu tha se “Në nivel të Ministrisë së Jashtme ne nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë një gjë të tillë. Zakonisht kur është e nevojshme mesazhet shkojnë e vijnë nëpërmjet Iranit apo Rusisë”.

 


Lajme të ngjashme