Yildirim: Turqia do të rritet duke prodhuar

Kryeparlamentari Binali Yildirim mori pjesë në programin e organizuar në Stamboll me rastin e 64-vjetorit të themelimit të Dhomës së Inxhinierëve Detar.

1107802
Yildirim: Turqia do të rritet duke prodhuar

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se Turqia do të rritet duke prodhuar.

Kryeparlamentari Jëlldërëm mori pjesë në programin e organizuar në Stamboll me rastin e 64-vjetorit të themelimit të Dhomës së Inxhinierëve Detar.    

Duke potencuar se sektori i ndërtimit të anijeve prodhon vlerë të shtuar të lartë, Jëlldërëm vuri theksin në pikën në të cilën Turqia arriti sot në infrastrukturë.

Ai shtoi se infrastruktura e Turqia si rrugët, rrugët ajrore, autostradat, rrugët detare nga aspekti i zhvillimit ka qenë në vendin 39-të, ndërsa në fund të vitit 2017 ajo u radhit në vendin e 9-të.

Kryeparlamentari gjithashtu bëri të ditur se Turqia me autostradat, urat, aeroportet, linjat e trenave me shpejtësi të lartë dhe tunelet e ndërtuara gjatë viteve të fundit bëri që të dëgjohet emri i saj në botë.

Jëlldërëm vuri në dukje se Turqia gjithashtu shënoi progres të madh edhe në sektorin e ndërtimit të anijeve, ndërsa tha se “Turqia është bërë markë posaçërisht në disa lloje të caktuara të anijeve. Tani jemi bërë një vend i kërkuar në jahte, anije shërbimi, anije për kimikate, rimorkio dhe jemi në pozitën për të konkurruar në botë”.

Gjatë programit Binali Jëlldërëmit iu dhurua formulari i aplikacionit të shkruar me dorë nga ana e tij para shumë viteve, të cilën ai e kishte paraqitur pranë Dhomës së Inxhinierëve Detar.

 


Lajme të ngjashme