Operacion blic në veri të Irakut, ushtria turke shkatërron mbi 30 objektiva terroriste

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën një operacion ajror antiterrorist në zonat Sinxhar dhe Karaxhak në veri të Irakut, të cilat përdoren si baza nga organizatat separatiste terroriste PKK/KCK/PYD/YPG...

Operacion blic në veri të Irakut, ushtria turke shkatërron mbi 30 objektiva terroriste

Forcat e Armatosura të Turqisë ndërmorën një operacion ajror antiterrorist në zonat Sinxhar dhe Karaxhak në veri të Irakut, të cilat përdoren si baza nga organizatat separatiste terroriste PKK/KCK/PYD/YPG.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë theksoi se operacioni u ndërmor për mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ushtria turke ka shkatërruar mbi 30 objektiva, përfshi këtu vendstrehime, bunkerë, tunele dhe depo të terroristëve, duke treguar kujdes maksimal për popullatën civile dhe mjedisin.

“Ashtu se dhe më parë, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë vendosmërinë dhe vullnetin për t’i përmbushur misionet me besim të palëkundur për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e shtetit dhe popullit tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.



Lajme të ngjashme