Erdogan: Askush s’mund t’i japë Turqisë leksione për demokracinë dhe të drejtat e njeriut

Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në programin me temë “Qytetërimi i Njerëzimit”, organizuar në selinë e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut...

Erdogan: Askush s’mund t’i japë Turqisë leksione për demokracinë dhe të drejtat e njeriut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendet perëndimore që nuk e heqin nga goja çështjen e të drejtave të njeriut, janë bërë të verbër, të shurdhër dhe memecë karshi protestave e dhunës policore në Francë.

Erdogani mbajti një fjalim në programin me temë “Qytetërimi i Njerëzimit”, organizuar në selinë e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.

Kreu i shtetit turk theksoi se ata që përqafuan justifikimin ambientalist, dogjën e shkatërruan rrugët, si dhe u bënë avokatë të të drejtave të njeriut gjatë protestave të vitit 2013 në parkun “Gezi” (Stamboll), heshtin sot përballë protestave e dhunës policore në Francë.

“Ju e ngritët tërë botën në këmbë gjatë protestave ‘Gezi’. Përse? Mos vallë sepse bëhej fjalë për Turqinë? Hajde publikojini/transmetoji tani në të njëjtën mënyrë”, u shpreh ai në lidhje me demonstratat në Francë dhe shtete të tjera anëtare të Bashkimi Evropian.

Duke folur më tej për çështjen e refugjatëve, Erdogani u prononcua me këto fjalë: “Ata që na ftojë neve të hapim kufijtë teksa miliona refugjatë dynden në Turqi, kur këta njerëz u drejtohen territoreve të tyre i presin ata me masat më të ashpra të mundshme, përfshi këtu telat me gjemba dhe muret e larta. Pa na thoni, kush janë avokatë të të drejtave të njeriut, ne apo ata?”

Tani – vijoi lideri turk – askush s’mund të tentojë t’i japë vendit tonë leksione për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë.

“Vetëm qëndrimi i shfaqur karshi tentativës për grusht shteti më 15 Korrik 2016 dhe vëllazëria që ne po tregojmë për miliona refugjatë të strehuar në qytetet tona, mjaftojnë për të na çliruar neve nga akuzat në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Këtej e tutje, Turqia s’është kurrë më një vend ku mund të kërkohen probleme kur bëhet fjalë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Presidenti Erdogan mes të tjerash.



Lajme të ngjashme