Ekonomia turke rritet me 1,6 për qind në tremujorin e tretë të 2018-s

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) bëri me dije të hënë se ekonomia e Turqisë është rritur me 1,6 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti...

Ekonomia turke rritet me 1,6 për qind në tremujorin e tretë të 2018-s

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) bëri me dije të hënë se ekonomia e Turqisë është rritur me 1,6 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sipas TUIK-ut, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Turqisë në periudhën korrik-shtator 2018 arriti në 1 trilion e 13 miliardë e 453 milionë lira turke (TL) me çmime korrente duke shënuar një rritje me 21,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Prodhimi i brendshëm bruto i përshtatur sipas stinëve dhe kalendarit është ulur me 1,1 për qind në krahasim me tremujorin e fundit”, theksoi TUIK-u.

Në bazë të statistikave të rishikuara të TUIK-ut, ekonomia e vendit është rritur me 5,3 për qind në tremujorin e dytë dhe me 7,2 për qind në tremujorin e parë.

Krahasuar me të njëjtë periudhë të vitit të kaluar, vlera e shtuar e sektorit bujqësor dhe sektori industrial, si indekse zinxhirore të vëllimit, janë rritur përkatësisht me 1 për qind dhe 0,3 për qind; kurse sektori i ndërtimi ka pësuar rënie me 5,3 për qind.

Sa i përket sektorit të shërbimeve, i cili formohet nga totali i aktiviteteve tregtare, të transportit, të akomodimit dhe të ushqimit, vlera e shtuar e tij ka shënuar një rritje me 4,5 për qind.

Qeveria turke synon të arrijë një rritje ekonomike me 3,5 për qind në vitin 2020 dhe 5 për qind deri në vitin 2021, sipas programit të saj të ri ekonomik të shpallur në muajin shtator.



Lajme të ngjashme