MPB e Turqisë publikoi bilancin javor të luftës kundër terrorit

Në operacionet e brendshme të ndërmarra gjatë javës së fundit janë neutralizuar 14 terroristë në mesin e të cilëve dy ishin të ashtuquajtur të kuadrit udhëheqës të organizatës.

1099511
MPB e Turqisë publikoi bilancin javor të luftës kundër terrorit

Lufta kundër terrorit vazhdon pandërprerë.

Në operacionet e brendshme të ndërmarra gjatë javës së fundit janë neutralizuar 14 terroristë në mesin e të cilëve dy ishin të ashtuquajtur të kuadrit udhëheqës të organizatës.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme bëhet e ditur se mes datave 26 nëntor – 3 dhjetor u ndërmorën gjithsej 2 mijë e 836 operacione.

Gjatë operacioneve u ndaluan 598 persona për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK, 538 persona për lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, 17 për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe 10 persona për të cilët është përcaktuar se kanë lidhje me organizata terroriste majtiste.

Ndërkaq në hetimet e zhvilluara ndaj 305 llogarive në median sociale që bëjnë propagandën e organizatave terroriste dhe përmbajnë retorika të urrejtjes, janë paditur 201 persona.

Gjithashtu thuhet se gjatë javës së fundit janë kapur gjithsej 6 mijë e 866 emigrantë të parregullt, ku 256 prej tyre u kapën në dete.

 


Lajme të ngjashme