Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi, 41 terroristë të neutralizuar

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njofton përmes një komunikate të shkruar se në operacionet që janë kryer javën e fundit brenda dhe jashtë vendit janë neutralizuar 41 terroristë të organizatës terroriste separatiste.

Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi, 41 terroristë të neutralizuar

Në informimin javor Ministria e Mbrojtjes Kombëtare ka dhënë informacione për përpjekjet e Forcave të Armatosura Turke kundër organizatave terroriste separatiste në Turqi dhe jashtë saj, veçanërisht kundër organizatave: PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Sipas komunikatës së shkruar kanë vazhduar operacionet e shkallës së madhe dhe të mesme që janë ndërmarrë mes datave 23-29 nëntor në provincat Diyarbakir, Mardin dhe Sirnak, vende që organizata terroriste PKK/KCK i përdor si hapësira për strehim të vazhdueshëm dhe si shtigje për të infiltruar brenda vendit.

Në operacionet brenda dhe jashtë vendit janë neutralizuar 41 terroristë.

Gjithashtu në këto operacione janë kapur dhe asgjësuar edhe 11 armë këmbësorie, një raketahedhës antitank, 998 fishekë për armë të lehta të kalibrave të ndryshëm, 10 predha për raketahedhësin (supore) tip RPG-7, 2 mina antipersonel, 335 kilogram nitrat amoni, 6 kg eksploziv i llojit C-4, 63 kallëpe dinamiti, 7 granata dore, 2 radio dhënëse-marrëse të ndryshme, dhe 11 eksplozivë artizanalë.

Gjithashtu janë goditur dhe janë bërë të papërdorshme edhe 44 pozicione armësh (zjarri), strehimore dhe depo të përdorura nga terroristët.

 


Lajme të ngjashme