Stambolli mirëpriti Konferencën e Ndërmjetësimit

Në Stamboll u mbajt të premten Konferenca e 5-të e Ndërmjetësimit me temë “Forcimi i praktikave ndërmjetësuese për një paqe të qëndrueshme”.

Stambolli mirëpriti Konferencën e Ndërmjetësimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në mesazhin dërguar konferencës, pasi tërheq vëmendjen në rëndësinë e mbajtjes së një konference të tillë, thotë se konfliktet shkaktojnë dhimbje për shumë njerëz dhe rrënime ekonomike dhe ambientaliste.

Vlerësimi përse ndërmjetësimi është i nevojshëm në mjedisin aktual të konfliktit është vendimtar, tha ministri i jashtëm turk të premten.

Në një mesazh të dërguar në Konferencën e 5-të të Ndërmjetësimit të Stambollit, Mevlut Cavusoglu tha: "Ky vlerësim është vendimtar për të shqyrtuar se si mund të tërheqim burimet dhe të bëjmë ndërmjetësimin një mjet më efektiv".

"Sot, Konferenca e 5-të e Ndërmjetësimit të Stambollit do të vlerësojë praktikën e ndërmjetësimit në një perspektivë të gjerë, duke përfshirë zhvillimin e qëndrueshëm si dhe duke përdorur teknologjitë e reja pa bërë dallime gjinore dhe në moshë",- shkruan Çavushollu në mesazhin e tij, ku nënvizon gjithashtu nevojën e ndërmjetësimit për parandalimin e mosmarrëveshjeve dhe zgjidhjen e tyre me rrugë paqësore.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i dërgoi një mesazh konferencës, në të cilin tha: "Vuajtjet e mëdha që shkaktojnë konfliktet e armatosura flasin për rëndësinë që ka përgjegjësia jonë kolektive për të shtuar përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së problemeve me rrugë paqësore dhe për parandalimin e konflikteve”. 

“Numri i femrave që përfaqësojnë OKB-në sot në proceset paqësore është më i madh, mirëpo ne duhet të sigurojmë një pjesëmarrje më të madhe të grave. Duhet gjithashtu të investojmë më shumë tek rinia, e cila është katalizatori i paqes. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën edhe pas arritjes së marrëveshjes për të mos lejuar krijimin përsëri të klimës së dhunshme”, thotë Guterres në mesazhin e tij.

Drejtori i përgjithshëm i planifikimit të politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Burak Akçapar duke folur në hapje të Konferencës tha se “Stambolli është një qendër e rëndësishme ku Lindja takohet gjithmonë me Perëndimin”.

"Ky qytet [Stamboll] takon gjithashtu edhe Veriun me Jugun, ai është një qendër e rëndësishme e qytetërimit”,- u shpreh Akçapar duke shtuar se Samiti i parë Humanitar në Botës është mbajtur në Stamboll. 

Me Samitin e Stambolli Turqia kërkon zgjidhje paqësore për problemin sirian, ashtu siç vepron dhe në qendrat e tjera si: Astana e Soçi,- vijoi Akçapar duke shtuar se në të njëjtën kohë Turqia është edhe vendi që strehon më shumë refugjatë në botë dhe që ofron më shumë ndihma humanitare.

Duke iu referuar përpjekjeve të Turqisë në iniciativat për paqe, Akçapar rikujtoi një grup ndërmjetësimi në OKB, i cili u krijua me iniciativën e Turqisë në vitin 2010, "me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe zhvillimit të bazës normative të ndërmjetësimit".

"Së bashku ne kemi bashkëkryesuar Grupin e Miqve të Ndërmjetësimit në Kombet e Bashkuara, i cili përbëhet nga 49 vende dhe tetë organizata rajonale dhe ndërkombëtare", tha ai.

Edhe pse ndodhet në një rajon të vështirë, Turqia është e vetëdijshme për rëndësinë që ka zgjidhja e konflikteve me rrugë paqësore,- tha Drejtori i përgjithshëm i planifikimit të politikave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Burak Akçapar.



Lajme të ngjashme