Erdogan: Turqia është e vendosur të realizojë objektivat e saj të vitit 2023

Në fjalën që mbajti në ceremoninë e mbylljes së panairit ndërkombëtar MUSIAD EXPO në Stamboll, Presidenti Erdoan tha se Turqia është e vendosur për të realizuar objektivat e saj për vitin 2023, për të hyrë në 10 ekonomitë më të mëdha të botës.

Erdogan: Turqia është e vendosur të realizojë objektivat e saj të vitit 2023

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi të shtunën se investitorëve të huaj në Turqi u ofrohet çdo lloj mbështetje.

Këto deklarata Erdoani i bëri në fjalën që mbajti në ceremoninë e mbylljes së Panairit Ndërkombëtar MUSIAD EXPO, ku foli për zhvillimet aktuale në ekonominë turke.

"Ne jemi të mirëpritur kudo për arsye se në biznes ne nuk veprojmë me botëkuptimin për të fituar vetëm për vete, por që bazohet në fitimin e përbashkët”, tha Erdoan, ndërsa shtoi se "Turqia është rritur mesatarisht në vit me 5,8% përkundër krizës globale financiare dhe përpjekjes për grusht shteti (15 korrik 2016)".

“Një rekord tjetër historik kemi thyer edhe në turizëm duke mirëpritur këtë vit mbi 40 milionë vizitorë”, vazhdoi Presidenti Erdoan.

Në mesin e 10 projekteve më të mëdha në botë, gjashtë janë realizuar në vendin tonë. Aeroporti i Stambollit,- i inauguruar më 29 tetor në 95-vjetorin e republikës,- do t’u shërbejë 150 milionë pasagjerëve deri në vitin 2023, tha Erdoan në ceremoninë e mbylljes së panairit të 17-të të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD) në Stamboll.

Kur të punojë me kapacitet të plotë, Aeroporti i Stambollit do të bëhet një qendër globale e aviacionit duke pritur më shumë se 100 linja ajrore dhe  mbi 300 destinacione në mbarë botën. Kapaciteti vjetor i aeroportit të ri në Stamboll mund të rritet në 200 milionë pasagjerë, tha presidenti turk

Ai ndër të tjera theksoi se arritjet e Turqisë deri më sot janë shumë të rëndësishme, por synimet e vendit janë edhe më të rëndësishme.

"Duam që vendi ynë në vitin 2023 të jetë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë", tha Erdoan.



Lajme të ngjashme