Ministri Akar bisedon me homologun amerikan për zhvillimet në Mmenbixh

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Ministri Akar bisedon me homologun amerikan për zhvillimet në Mmenbixh

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Në bisedën telefonike u qëndrua mbi marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe u shkëmbyen mendime mbi Sirinë dhe luftën kundër terrorit.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) bëri të ditur se në bisedën ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, u theksua se patrullimi i parë i përbashkët i forcave turke dhe amerikane të sigurisë në rajonin Menbixh është një hap i rëndësishëm për uljen e tensionit në kufi dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga muaji qershor e deri më sot, në kuadër të Hartës Rrugore për Menbixhin, pasi bënë 60 patrullime të pavarura, dje bënë patrullimin e përbashkët të kombinuar (bashkërenduar) në rajon.

Sipas marrëveshjes së dy vendeve Menbixhi do të spastrohet nga terrori dhe do ti lihen në kontroll elementëve të vërtetë.

 


Lajme të ngjashme