Presidenti i Ukrainës pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në 3 nëntor

Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko do të vijë në Turqi ditën e shtunë më 3 nëntor.

Presidenti i Ukrainës pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në 3 nëntor

Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Petro Poroshenko do të vijë në Turqi ditën e shtunë më 3 nëntor.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Poroshenko, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, së bashku me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë, që do të zhvillohet në kryeqytetin Ankara.

Në takimin, ku do të marrin pjesë edhe ministrat përkatës, temat kryesore që do të shqyrtohen janë bashkëpunimi në fushën politike, ekonomike dhe të industrisë së mbrojtjes.

Në takim pritet të vijnë në rend të ditës edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë, siguria dhe lufta kundër terrorizmit.

Gjithashtu, në takimin ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tartarëve të Krimesë do të bëhen konsultime në lidhje me situatën aktuale të këtij populli.

Marrëdhëniet Turqi-Ukrainë u lartësuan në një shkallë më të lartë në vitin 2011 me krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë.

Për të fuqizuar edhe më shumë lidhjet ekonomike dhe humanitare në 1 gusht të vitit 2012 hyri në fuqi një regjim pa viza midis Turqisë dhe Ukrainës.

Krahas kësaj u nënshkruan edhe shumë marrëveshje dhe protokolle për bashkëpunim në fushën politike, ekonomike, kulturore, arsim, turizëm, siguri, ushtri dhe media.

Për herë të fundit Poroshenko dhe Erdoan u takuan në Asamblenë e 73-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Nju-Jork.



Lajme të ngjashme