Përfundon 95% e segmentit detar të “Rrymës Turke”

Përfundon 95% e ndërtimit të pjesës detare të projektit të gazsjellësit “Rryma Turke”, që planifikon të përcjellë gazin natyror rus në Evropë nëpërmjet Turqisë.

1076639

Në deklaratën me shkrim të bërë nga kompania ruse e energjisë, Gazprom, bëhet e ditur se gjatësia e linjës së ndërtuar nën Detin e Zi arriti në 1.775 kilometra.

Në deklaratë bëhet e ditur se ka përfunduar ndërtimi i pjesës që lidh rajonin e Anapa në Rusi dhe vijohet më tej me fjalët: “ Ka përfunduar 95% e segmentit detar të “Rrymës Turke”. Ndërkaq vazhdojnë punimet në qytezën Këjëkëj (Kıyıköy) të Turqisë”.

Zëvendëskryetari i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Aleksandr Medvedev, në një prononcim të bërë më parë kishte bërë të ditur se në vitin 2019 do të fillojë ndërtimi i pjesës tokësore të linjës së dytë të Rrymës Turke.

“Rryma Turke”, që planifikon të përcjellë gazin natyror rus në Evropë nëpërmjet Turqisë përbëhet nga dy linja me kapacitet 15,75 miliardë metra kub gaz natyror secila.

Ndër itineraret që vlerësohen për linjën e dytë të projektit është Italia nëpërmjet Greqisë ose Serbia nëpërmjet Bullgarisë.  

Lajme të ngjashme