Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ish-këshilltari i Presidentit Trump apelon për ekstradimin e kreut të FETO-s në Turqi

Jeffrey Gordon deklaroi të mërkurën se kreu i organizatës terroriste gyleniste (FETO) duhet të ekstradohet në Turqi duke vënë në dukje se ai përbën kërcënim të sigurisë kombëtare për Uashingtonin dhe Ankaranë...

Ish-këshilltari i Presidentit Trump apelon për ekstradimin e kreut të FETO-s në Turqi

Një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të Presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se kreu i organizatës terroriste gyleniste (FETO) duhet të ekstradohet në Turqi duke vënë në dukje se ai përbën kërcënim të sigurisë kombëtare për Uashingtonin dhe Ankaranë.

Jeffrey Gordon, i cili ka shërbyer edhe si zëdhënës i Pentagonit në vitet 2002-2005, mbajti një fjalim në panelin e titulluar “Partneriteti i Sigurisë dhe Sfidat Aktuale SHBA-Turqi”, organizuara nga Fondacioni Turk i Trashëgimisë (THO) me seli në Uashington, ku të pranishëm ishin gjithashtu këshilltarja për Politikë të Jashtme e Komandës Kibernetike të SHBA-së, Gina Abercrombie-Winstanley, si dhe zv/presidenti i Këshillit të Politikës së Jashtme Amerikane, Ilan Berman.

Gordoni tha se rrjeti i shkollave të FETO në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “i korruptuar”.

“Ai është një nga rrjetet më të mëdha të shkollave në SHBA. Shumë prej këtyre shkollave anembanë vendit janë hetuar nga FBI-ja, e cila ka zbuluar se ato kanë bërë gjëra që nuk janë në përputhje me ligjet amerikane, përfshi këtu abuzimin me sistemin e vizave dhe evazionin fiskal. Kështu që unë mendoj se ai (kreu i FETO-s) duhet të ekstradohet në Turqi dhe kjo çështje ka të bëjë me vullnetin politik”, deklaroi ai.

“Fetullah Guleni përbën kërcënim të sigurisë kombëtare si për Turqinë ashtu edhe për SHBA-në, ndaj duhet t’i dorëzohet Turqisë urgjentisht. Ne s’duhet të marrim nën sqetull një organizatë që kërcënon aleatin tonë të NATO-s”, shtoi Gordoni.

Sipas tij, Uashingtoni dhe Ankaraja kanë marrëdhënie të forta në aspektin ushtarake, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve politike ndërmjet tyre.

“Ndërkohë që Baza Incirlik (në Adana të Turqisë), veçanërisht në aspektin e luftës kundër DAESH-it, është një bazave ushtarake më të rëndësishme të SHBA-së, është komike të mendosh që Turqia nuk duhet të jetë një pjesë e NATO-s”, vlerësoi ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Trump.

Kurse këshilltarja për Politikë të Jashtme e Komandës Kibernetike amerikane vuri në pah se “Uashingtoni duhet të kuptojë mirë shqetësimet e Ankarasë në lidhje me (organizatën separatiste terroriste) YPG/PYD dhe  të vendosë një komunikim të fuqishëm ndërmjet dy vendeve”.

Gina Abercrombie-Winstanley, e cila ka shërbyer po ashtu si ambasadore e SHBA-së në Maltë, tërhoqi vëmendjen se aktivitetet e patrullimit të përbashkët që do të bëhen në qytetin Menbixh të Sirisë, do të luajnë një rol të rëndësishëm në konsolidimin e komunikimit ndërmjet vendit të saj dhe Turqisë.

Zv/presidenti i Këshillit të Politikës së Jashtme Amerikane, Ilan Berman, tha nga ana e tij se SHBA-ja nuk është interesuar sa Turqia me Sirinë. Ai theksoi se Uashingtoni duhet të ndjekë një politikë më efikase në mënyrë që puna e të dyja vendeve të jetë e efektshme.

Duke nënvizuar se marrëdhëniet (Ankara-Uashington) po avancojnë në drejtimin pozitiv për herë të parë pas një kohe të gjatë, sidomos pas lirimit të priftit amerikan Andrew Brunson (i cili vuajti gati 2 vite burg në Turqi për lidhje me organizatat terroriste), Berman paralajmëroi se marrëdhëniet Turqi-SHBA mund të tensionohen sërish për shkak të sanksioneve që Presidenti Trump ka vendosur kundër Iranit.



Lajme të ngjashme