Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 38 terroristë të neutralizuar

Në operacionet që Forcat e Armatosura Turke kanë bërë gjatë javës së fundit janë neutralizuar gjithsej 38 terroristë, 11 brenda vendit dhe 27 përtej kufirit.

Turqi – Bilanci javor i antiterrorizmit, 38 terroristë të neutralizuar

Përpjekja kundër terrorizmit vazhdon me vendosmëri brenda dhe jashtë vendit.

Në operacionet e Forcave e Armatosura Turke gjatë javës së fundit janë neutralizuar gjithsej 38 terroristë, 11 brenda vendit dhe 27 përtej kufirit.

Ndërmjet datave 5-12 tetor janë realizuar operacione në zonat që organizata terroriste i përdor për strehim dhe si shtigje për të kaluar kufirin.

Më shumë operacionet janë fokusuar në zonat malore të provincave Shërnak (Şırnak), Siirt, Dijarbakër (Diyarbakır), Arë (Ağrı), Mardin, Van dhe në veri të Irakut.

Nga ana tjetër vazhdon me sukses edhe operacioni “Dega e Ullirit”, që ka filluar në 20 janar të këtij viti në veri të Sirisë.

Numri i terroristëve që janë neutralizuar deri më tani në kuadër të këtij operacioni është rritur në 4 mijë e 585.

 


Lajme të ngjashme