Trupat turke dhe amerikane fillojnë trajnimet në Turqi për patrullimet e përbashkëta në Menbixh

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi të martën në mbrëmje vazhdimin e punimeve në drejtim të fillimit të trajnimeve të përbashkëta ndërmjet njësive të Forcave të Armatosura Turke dhe Amerikane për rajonin Menbixh të Sirisë.

Trupat turke dhe amerikane fillojnë trajnimet në Turqi për patrullimet e përbashkëta në Menbixh

“Në kuadër të kësaj në 2 tetor 2018 ka mbërritur në Turqi grupi i parë i personelit nga Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që do të marrë në trajnim”, thotë Ministria në një deklaratë që ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit.

“Vazhdojnë punimet për fillimin e trajnimeve të përbashkëta për patrullimet që do të realizohen bashkërisht në Menbixh nga trupat turke dhe amerikane sipas Udhërrëfyesit për Menbixhin dhe Parimeve të Sigurisë, për të cilat është rënë dakord ndërmjet dy vendeve”, vazhdon komunikata.

“Pas përfundimit të këtyre trajnimeve do të fillojnë edhe patrullimet e përbashkëta në terren. Në kuadër të kësaj në datën 2 tetor 2018 ka mbërritur në Turqi grupi i parë i personelit që do të marrë pjesë në trajnim nga Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, përfundon komunikata e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Operacioni i Turqisë “Mburoja e Eufratit”, i cili filloi në gusht 2016 dhe përfundoi në mars 2017, kishte për qëllim eliminimin e kërcënimit terrorist përgjatë kufirit turk në jug të vendit. Operacioni u zhvillua bashkë me Ushtrinë e Lirë Siriane dhe me mbështetje të artilerisë dhe aviacionit turk.

Ruse në 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar rajonin e Afrinit nga terroristët e organizatave YPG/PKK dhe DAESH. Më 18 mars, trupat turke dhe Ushtria e Lirë Siriane çliruan qendrën e provincës së Afrinit.

Më 18 qershor trupat turke realizuan misionin e parë të patrullimit në Menbixh. Kurse të dielën Forcat e Armatosura Turke përfunduan misionin e 53-të të patrullimit në këtë provincë, që përfshin zonën ku është zhvilluar operacioni “Mburoja e Eufratit” dhe qytetin e Menbixhit.

Sipas marrëveshjes së arritur më 4 qershor ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, parashikohet që në fazën e parë të nxirren nga rajoni terroristët e PYD-YPG, zgjatimi në Siri i organizatës separatiste terroriste PKK, të cilët janë strehuar në anën perëndimore të Lumit Eufrat. Kurse në fazën e dytë parashikohet fillimi i patrullave të përbashkëta të njësive ushtarake dhe shërbimeve informative turke dhe amerikane.

 


Lajme të ngjashme