Turqi - Ekipet e Rojeve Bregdetare shpëtojnë 16 emigrantë të paligjshëm

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipet e Rojes Bregdetare shpëtuan nga mbytja 16 persona në mesin e të cilëve 8 ishin fëmijë dhe 6 gra.

Turqi - Ekipet e Rojeve Bregdetare shpëtojnë 16 emigrantë të paligjshëm

Sipas përcaktimeve të para, si pasojë e mbytjes së gomones me emigrantë të paligjshëm në nënprefekturën Bodrum të Mugla-s në Turqi, kanë humbur jetën 2 persona.

Ekipet e Rojës Bregdetare turke u vënë në veprim pas denoncimit se një grup emigrantësh ishte nisur me gomone nga fshati Baglar të Bodrumit.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipet shpëtuan 16 persona, në mesin e të cilëve 8 ishin fëmijë dhe 6 gra.

Bëhet e ditur se 15 nga të shpëtuarit ishin irakianë dhe një sirian.

Sipas deklaratave të emigrantëve në gomonen e përmbysur ndodheshin 19 persona.

Ekipet e Rojës Bregdetare pas punimeve të kërkim-shpëtimit arritën të gjejnë dhe nxjerrin trupat e pajetë të dy femrave.

Ndërkaq punimet për kërkim-shpëtimin e një personi, i cili rezulton i zhdukur, po vazhdojnë ende.



Lajme të ngjashme