Turqia kërkon që Greqia të njohë myftilerët e zgjedhur nga pakica turke në Trakinë Perëndimore

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri një deklaratë në lidhje me projektvendimin e hartuar për myftitë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë.

Turqia kërkon që Greqia të njohë myftilerët e zgjedhur nga pakica turke në Trakinë Perëndimore

Turqia kërkoi nga Greqia ti japë fund mosnjohjes të myftilerëve të zgjedhur nga pakica turke në Trakinë Perëndimore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri një deklaratë në lidhje me projektvendimin e hartuar për myftilerët nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë.

“Presim që fillimisht Greqia, e cila nuk i njeh myftilerët e zgjedhur nga pakica turke, ti japë fund këtij qëndrimi dhe me anë të rregullimeve që do ti bëjë ti marrë në konsideratë pritshmëritë e pakicës turke”, deklaroi zëdhënësi Aksoy.

Hami Aksoy në mes tjerash në deklaratë bënë të ditur se “Bashkëkombësit tanë në Trakinë Perëndimore shprehen të shqetësuar nga anulimi i strukturës autonome të myftinisë të përcaktuar në marrëveshjet ndërkombëtare me anë të projektvendimit në fjalë. Bashkëkombësit tanë presin që ky rregullim në lidhje me myftininë, e cila duhet të shërbejë për nevojat fetare të pakicës, të rishqyrtohet sipas kërkesave dhe pikëpamjeve të pakicës”.

Hami Aksoy gjithashtu vuri në dukje se Turqia së bashku me pakicën turke në Trakinë Perëndimore ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me çështjen.



Lajme të ngjashme