Franca, apel Rusisë dhe Turqisë për të ruajtur hapat e reduktimit të dhunës në Idlib

Franca u bën thirrje Rusisë dhe Turqisë që të ruajnë hapat e tyre për reduktimin e dhunës në provincën Idlib të Sirisë, deklaroi mëngjesin e së martës zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes von der Mühll...

Franca, apel Rusisë dhe Turqisë për të ruajtur hapat e reduktimit të dhunës në Idlib

Franca u bën thirrje Rusisë dhe Turqisë që të ruajnë hapat e tyre për reduktimin e dhunës në provincën Idlib të Sirisë, deklaroi mëngjesin e së martës zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes von der Mühll.

Von der Mühll lëshoi një komunikatë me shkrim për situatën aktuale në Idlib.

“Franca është e shqetësuar për një ofensivë madhore të mundshme në Idlib nga regjimi sirian dhe aleatët e tij”, vlerësoi ajo duke paralajmëruar se një sulm në këtë zonë të Sirisë do të kishte pasoja shumë të rënda dhe do të shkaktonte një katastrofë humanitare të re.

Duke ritheksuar atë çfarë kishte paralajmëruar më herët edhe shefi i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian, se ekziston një rrezik i madh i përdorimit të armëve kimike në Idlib, Von der Mühll tha se “disa janë filluar një fushatë keqinformimi sikur regjimi i Esadit nuk ka përdorur armë kimike me shënjestër popullin sirian”.

“Franca do të vazhdojë të ruajë vijën e kuqe të saj në lidhje me përdorimin e armëve kimike dhe është e gatshme të veprojë në rast se vërtetohet që janë përdorur armë kimike me pasojë vdekje”, siguroi ajo.

Zëdhënësja MPJ franceze nënvizoi gjithashtu se Parisi do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët e tij për parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri.

“Prandaj Franca, me shqetësimin për të mbrojtur popullatën civile, u bën thirrje Rusisë dhe Turqisë që të ruajnë hapat e tyre për reduktimin e dhunës në këtë zonë. Krahas aktorëve kryesorë të krizës siriane, ne do të vazhdojmë marrëdhëniet tona të afërta me këto dy vende për të gjetur një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe të qëndrueshme në Siri”, përfundoi zëdhënësja Von der Mühll.

 


Lajme të ngjashme