Turqia shprehet e shqetësuar nga konflikti i armatosur në Libi

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se është e shqetësuar nga konflikti në rritje në kryeqytetin Tripoli të Libisë që filloi më 27 gusht dhe gjatë të cilit kanë humbur jetën dhe u plagosën një numër i madh i civilëve.

Turqia shprehet e shqetësuar nga konflikti i armatosur në Libi

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi se është e shqetësuar nga konflikti në rritje në kryeqytetin Tripoli të Libisë që filloi më 27 gusht dhe gjatë të cilit kanë humbur jetën dhe u plagosën një numër i madh i civilëve.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme turke theksohet se “Ne e konsiderojmë të rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të synonin civilët dhe do të rrezikonin procesin politik të udhëhequr nga OKB”, ndërsa thuhet që Turqia mbështet plotësisht përpjekjet e vazhdueshme për t'i dhënë fund luftimeve në Tripoli dhe për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë.

Kryeqyteti Tripoli i Libisë ditëve të fundit bëhet skenë e luftimeve mes brigadave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar.

Bëhet e ditur se luftimet në fjalë po zhvillohen mes brigadës së 7-të të Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe brigadës revolucionare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të udhëhequr nga Heysem et-Tacuri e që mbështetet nga brigada Nevasi.

Zyrtarët e brigadës së 7-të pretendojnë se pozicionet e tyre në jug të kryeqytetit janë sulmuar nga Revolucionarët e Tripolit dhe brigadat Nevasi.



Lajme të ngjashme