Forcat e Armatosura të Turqisë përfunduan me sukses patrullimin e 35-të në Menbixh

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë, forcat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimet në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar në linjën mes Menbixhit dhe rajonit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit "Mburoja e Eufratit".

1037506
Forcat e Armatosura të Turqisë përfunduan me sukses patrullimin e 35-të në Menbixh

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) përfunduan misionin e tyre të 35-të patrullues në rajonin verior të Sirisë, Menbixh, që është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe SHBA-ve për spastrimin e rajonit nga organizata terroriste YPG/PKK.

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë, forcat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimet në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar në linjën mes Menbixhit dhe rajonit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit "Mburoja e Eufratit".

Patrullimi i parë i ushtrisë turke është realizuar më 18 qershor.

Marrëveshja për Menbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-ve synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga ky qytet verior i Sirisë.

Marrëveshja u bë e ditur për herë të parë pas një takimi në Washington më 4 qershor midis ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.



Lajme të ngjashme