Turqia ngushëllon familjarët dhe popullin e Ganës për humbjen e Kofi Annan-it

Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.

1035029
Turqia ngushëllon familjarët dhe popullin e Ganës për humbjen e Kofi Annan-it

Turqia publikoi një mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.

Në mesazhin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë i shprehen ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të Kofi Annan si dhe popullit mik të Ganës”.

Në mes tjerash në mesazh shprehet keqardhje nga humbja e Kofi Annan-it, i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së gjatë periudhës 1997-2006.

Kofi Anna, njëri prej diplomatëve të shquar të Afrikës, fituesi i çmimit Nobel për paqe, ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për paqen botërore, ndërkaq me punimet e tij në interes të politikës së jashtme turke ai kishte një vend të veçantë.

Plani gjithëpërfshirës i OKB-së për zgjidhjen e krizës në Qipro, i emëruar sipas tij, për herë të parë i është paraqitur të dyja komuniteteve të ishullit në vitin 2014. Pas referendumeve të njëkohshme të mbajtura nga komunitetet, pala turke e kishte miratuar planin, ndërsa pala greke e kishte refuzuar atë.

 


Lajme të ngjashme