Turqi - Operacionet antiterror në mbarë vendin po vazhdojnë me vendosmëri

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 3 terroristë, dy prej të cilëve ndodheshin në listën e të kërkuarve të MPB.

Turqi - Operacionet antiterror në mbarë vendin po vazhdojnë me vendosmëri

Operacionet e filluara kundër organizatës separatiste terroriste PKK në mbarë vendin vazhdojnë me vendosmëri.

Forcat turke të sigurisë gjatë operacioneve të ndërmarra në zonën rurale të Tuncelisë neutralizuan 3 terroristë të kësaj organizate.

Edhe në operacionet e zhvilluara në zonën Pulumur organizata terroriste pësoi goditje të rëndë.

Në anën tjetër Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, njoftoi se dy terroristët e neutralizuar gjatë operacioneve të forcave të sigurisë të ndërmarra në zonën rurale të Tuncelisë ndodheshin në listën e terroristëve të kërkuar.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Brendshme thuhet se terroristët e neutralizuar, të cilën ndodheshin në listën e verdhë, janë Omer Duran me pseudonimin “Rezzan Mardin”, i ashtuquajturi përgjegjës i organizatës terroriste PKK për zonën Dersim, dhe Pinar Yildirim me pseudonim “Jindar”, që ishte përgjegjëse e zonës së ashtuquajtur “fronti perëndimor”.

 

Ndërkohë në zonën rurale të Baskalesë së Vanit u neutralizua një terrorist, ndërsa është kapur i gjallë një tjetër.

Bëhet e ditur se gjatë operacioneve janë konfiskuar edhe një pushkë këmbësorie e tipit M-16, një pistoletë dhe sasi e madhe e municionit.  



Lajme të ngjashme