Turqi – Mbytet gomonia, vdesin 9 emigrantë

Si pasojë e mbytjes së gomones me emigrantë të parregullt afër brigjeve të lokalitetit Kushadasë (Kuşadası) në Turqi kanë gjetur vdekjen 9 vetë, ndërsa 4 janë shpëtuar.

Turqi – Mbytet gomonia, vdesin 9 emigrantë

Pas marrjes së një denoncimi për mbytjen e një gomoneje me emigrantë të parregullt, njësitë e Rojës Bregdetare u nisën menjëherë për në zonë.

Ndërkohë u dërguan nga toka në vendin e ngjarjes edhe shumë ambulanca.

Sipas përcaktimeve të para 9 vetë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, kanë vdekur si pasojë e mbytjes së gomones me 13 persona gjithsej, të cilët përpiqeshin të dilnin jashtë shtetit me rrugë të jashtëligjshme.

Ndërsa 4 personat e tjerë që gjendeshin në gomone janë shpëtuar.

Ekipet tokësore dhe detare të Rojës Bregdetare vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në zonë.

 


Lajme të ngjashme