Gjenerali Scaparrotti të mërkurën në Turqi, kontakte për Sirinë dhe vizitë në “Incirlik”

Komandanti i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneralarmate Curtis Scaparrotti, do të vizitojë Turqinë për kontakte në lidhje me Sirinë...

Gjenerali Scaparrotti të mërkurën në Turqi, kontakte për Sirinë dhe vizitë në “Incirlik”

Gjeneralarmate Curtis Scaparrotti, komandant i Komandës Supreme të Aleancës në Evropë (SACEUR) për Operacionet e Komandës Aleate të NATO-s dhe njëherësh i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM), do të vizitojë Turqinë për kontakte në lidhje me Sirinë.

Të mërkurën e 1 gushtit, Gjenerali Scaparrotti do të ketë takime me autoritetet turke në Ankara.

Në këto takime pritet të bisedohet kryesisht për zhvillimet në veri të Sirisë.

Kurse ditën e enjte, më datë 2 gusht, Scaparrotti do të vizitojë Bazën Ajrore “Incirlik” në lokalitetin me të njëjtin emër të Adanasë dhe më pas do të kalojë në Izmir.

Kontakti i fundit i gjeneralit amerikan me zyrtarët turq ka qenë më datë 27 qershor, kur ai bisedoi në telefon me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, asokohe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sipas një komunikate të ushtrisë turke, në këtë bisedë telefonike janë marrë në shqyrtim gjendja aktuale e sigurisë në veri të Sirisë dhe implementimi i parimeve të sigurisë, të cilat janë përcaktuar në kuadër të akordit të mëparshëm të palëve rreth “udhërrëfyesit për Menbixhin”; si dhe janë shkëmbyer mendime për disa çështje që kanë të bëjnë me NATO-n.



Lajme të ngjashme