Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi: 36 terroristë të neutralizuar

Sipas një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në 1 mijë e 994 operacionet që janë kryer ndërmjet datave 23-30 korrik janë neutralizuar 36 terroristë dhe arrestuar qindra të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste PKK, FETO, DAES

Bilanci javor i antiterrorizmit në Turqi: 36 terroristë të neutralizuar

Në operacionet e realizuara gjatë javës së fundit në drejtim të sigurisë së brendshme u neutralizuan 36 terroristë.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmjet datave 23-30 korrik janë zhvilluar 1 mijë e 994 operacione.

Në mesin e të neutralizuarve në këto operacione bën pjesë edhe terroristi me emrin Osman Gylen (Gülen), i cili bënte pjesë në kategorinë me ngjyrë gri të listës së personave në kërkim.

Gjithashtu në këto operacione janë vënë në pranga edhe 119 të dyshuar për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK, 209 të dyshuar për lidhje me Organizatën Terroriste Fetullahiste-Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), 19 për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe 4 të dyshuar të tjerë për lidhje me ekstremin e majtë.

 


Lajme të ngjashme