Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia: Rezoluta e re OKB-së nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes qipriote

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka cilësuar si të pakuptimta disa formulime në tekstin e rezolutës së OKB-së për zgjatjen me 6 muaj të mandatit të misionit paqeruajtës në Qipro (UNFICYP).

Turqia: Rezoluta e re OKB-së nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes qipriote

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka cilësuar si të pakuptimta disa formulime në tekstin e rezolutës së OKB-së për zgjatjen me 6 muaj të mandatit të misionit paqeruajtës në Qipro (UNFICYP) dhe ka deklaruar se rezoluta nuk do të kontribuojë as në zgjidhjen e çështjes qipriotë.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me zgjatjen edhe me 6 muaj të tjerë të mandatit të Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP) u miratua më 26 korrik, bën të ditur komunikata dhe vijon kështu: “Fatkeqësisht, formulimet paragjykuese në lidhje me të ardhmen e procesit të zgjidhjes së çështjes qipriote, të cilat ishin përfshirë edhe në dy rezolutat e fundit mbi UNFICYP, përkatësisht Rezolutën 2369 të miratuar më 27 korrik 2017 dhe Rezolutën 2398 të miratuar më 30 janar 2018, janë ruajtur edhe në tekstin e kësaj rezolute”.

Për Turqinë nuk kanë ndonjë kuptim formulimet që përmban rezoluta e fundit e 26 korrikut mbi zgjatjen e mandatit të UNFICYP-së, të cilat paragjykojnë rezultatin e kontakteve që do të realizojë këshilltari i Sekretarit të Përgjithshëm dhe formën e mundshme të ardhshme të procesit të zgjidhjes. Këto formulime gjithashtu nuk kontribuojnë as në zgjidhjen e çështjes së Qipros, thuhet në vazhdim të komunikatës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme