Ministri Ersoy: Numri i turistëve është rritur me 30% në 6-mujorin e parë të vitit

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, deklaroi të premten se numri i turistëve në Turqi ka shënuar një rritje me të vërtetë shpresëdhënëse...

Ministri Ersoy: Numri i turistëve është rritur me 30% në 6-mujorin e parë të vitit

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, deklaroi të premten se numri i turistëve në Turqi ka shënuar një rritje me të vërtetë shpresëdhënëse.

Në kuadër të kontakteve të tij në Antalia, ministri Ersoy pati një takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të cilat ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit.

Duke shpjeguar politikat e Ministrisë për periudhën e re, Ersoy theksoi se të dhënat 6-mujore janë me të vërtetë shpresëdhënëse dhe për t’u krenuar.

“Nëse krahasojmë shifrat e gjysmës së parë të 2018-s me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi një rritje me 30% të numrit të turistëve në shkallë vendi. Turqinë e kanë vizituar 16 milionë turistë të huaj. E them me krenari që Antalia ka dhënë kontributin më të madh në këtë zhvillim”, tha ai.

Pasi njoftoi se numri i turistëve të deritanishëm në Antalia rezulton të jetë mbi 7 milionë duke marrë parasysh edhe të dhënat e 10 ditëve të para të korrikut, ministri Ersoy shprehu bindjen se do të arrijnë objektivin e 14 milionë turistëve në Antalia për këtë vit.



Lajme të ngjashme