Oktay dënoi vendimin e Izraelit, është i papranueshëm dhe shkel të drejtat themelore

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se ligji i miratuar në Parlamentin izraelit (Knesset), që e përkufizon Izraelin si shtetkomb hebre, është i papranueshëm për Republikën e Turqisë.

“Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë” u shpreh ai.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter, Oktay bëri deklarata në lidhje me ligjin për “shtetkomb hebre” të miratuar në Izrael.

“Parlamenti i Izraelit, i cili injoron të drejtat dhe liritë themelore, me ligjin e ri ka dëmtuar parimet e së drejtës universale. Një ligj i tillë është i papranueshëm për Republikën e Turqisë. Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë” shkroi Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay në mesazhin e tij.

Lajme të ngjashme