Varank: Turqia do të investojë për hapa gjigande

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Turqisë do të mbështesë kërkim-zhvillimin (R&D) dhe investimet, tha ministri Mustafa Varank...

1014199
Varank: Turqia do të investojë për hapa gjigande

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë e Turqisë do të mbështesë kërkim-zhvillimin (R&D) dhe investimet, deklaroi të martën ministri Mustafa Varank duke shtuar se do të zbatohen gjithashtu politika për të reduktuar deficitin aktual të vendit.

"Është koha që Turqia të hedhë hap të madh para dhe kjo mund të realizohet përmes një ekonomie që prodhon teknologji, e përdor këtë teknologji në industrinë e saj dhe bën transformimin digjital në industri", tha Varank përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria.

Ai shtoi se pasiguria do të zhduket pas zgjedhjeve të 24 qershorit, duke i hapur rrugën investimeve në afat të shkurtër.

"Sistemi presidencial do të mundësojë marrjen e vendimeve të shpejta dhe koordinim efektiv", deklaroi Varank.

Prodhimi industrial i Turqisë ka vazhduar të rritet për të tejkaluar pritshmëritë në muajin maj, tha ministri.

Instituti Statistikor i Turqisë më herët njoftoi se prodhimi industrial i vendit është rritur për 6,4 për qind në muajin maj në krahasim me një vit më parë.

"Këto shifra treguan se ekonomia e Turqisë është rritur, e kryesuar nga sektori industrial në tremujorin e dytë të vitit", nënvizoi Varank.

Ai shtoi se 94 për qind e eksporteve të vendit bëjnë pjesë në prodhimin industrial, duke shtuar se rritja e prodhimit industrial gjithashtu mbështet punësimin në Turqi. (AA)



Lajme të ngjashme