Gjeneralarmate Yasar Guler emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke

Gjeneralarmate Yasar Guler, do të zëvendësojë homologun Hulusi Akar, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes Kombëtare...

1009521
Gjeneralarmate Yasar Guler emërohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke

Komandanti i derisotëm i Forcave Tokësore turke, Gjeneralarmate Yasar Guler, është emëruar në postin e shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Recep Tayyip Erdogani u inaugurua të hënën si presidenti i parë i Turqisë në erën e re të sistemit të qeverisë presidenciale dhe emëroi kabinetin e tij me 1 ndihmëspresident dhe 16 ministra.

Në funksionin e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare në kabinetin e Presidentit Erdogan u emërua Gjeneralarmate Hukusi Akar, shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë turke deri të hënën, ndërsa komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Yasar Guler u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë me vendim të presidentit.

Zëvendësshef i ri i Shtabit të Përgjithshëm u emërua Gjenerallejtënanti Metin Gurak, ndërsa komandant i Forcave Tokësore të Turqisë u emërua zv/shefi i deritashëm i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Umit Dundar.



Lajme të ngjashme