Erdogan: Antiterrorizmi, sfida më e madhe e qeverisë së re

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha në ceremoninë e organizuar në Ankara me rastin e përurimit të xhamisë së Akademisë së Rojës Bregdetare të Xhandarmërisë se sfida më e madhe e qeverisë së re do të jetë lufta kundër terrorizmit.

1002672
Erdogan: Antiterrorizmi, sfida më e madhe e qeverisë së re

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se lufta kundër terrorizmit do të jetë sfida më e madhe e qeverisë së re në periudhën e ardhshme.

Këtë deklaratë Erdoani e bëri gjatë fjalës në ceremoninë e hapjes së Xhamisë së Akademisë së Rojës Bregdetare të Xhandarmërisë në Ankara.

Presidenti Erdoan theksoi se ushtarakët e trajnuar posaçërisht kanë shumë ndikim në luftën kundër terrorizmit. "Sa më shumë që ta rrisim numrin e trupave komando, sa më shumë që ta shtojmë efektivin e forcave speciale, aq më shumë do të rritet edhe lufta jonë kundër terrorizmit",- tha ai.

Përpjekja më e madhe në periudhën e ardhshme do të jetë lufta kundër terrorizmit, nënvizoi Erdoan, ndërsa shtoi: "Ne do ta shkatërrojmë terrorin duke e shkelur atë me këmbët tona, në mënyrë që në vendin tonë të mbizotërojë paqja".

Ushtari turk thirret me emrin e përveçëm “Mehmetçik”, që ka kuptimin e fjalës “Muhammedi i vogël. Në asnjë ushtri tjetër nuk thirret ushtari me emrin “Mehmetçik”. Ju pra, “Mehmetçik”-ët, jeni përherë gati për martirizim, që është edhe posti më i afërt me Profetët. Zoti e bekoftë udhëtimin tuaj”.

 


Lajme të ngjashme