Turqia përkrahëse e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe procesit të reformave në Ukrainë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se procesi i reformave në Ukrainë ka rëndësi strategjike.

Turqia përkrahëse e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe procesit të reformave në Ukrainë

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu deklaroi se procesi i reformave në Ukrainë ka rëndësi strategjike.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Reformave që u organizua në kryeqytetin Kopenhagë të Danimarkës, ministri Çavusoglu tha se Turqia në këtë konferencë ndodhet për të theksuar përkrahjen e saj të dhënë tërësisë territoriale, sovranitetit dhe procesit të reformave në Ukrainë.

Shefi i diplomacisë turke tërhoqi vëmendjen se suksesi i reformave që do ti zbatojë Ukraina janë të rëndësisë strategjike për të gjithë.

“Ne duam që Ukraina të qëndroj fuqimisht mbi këmbët e saj. Kjo nuk do të jetë e mundur nëse dështon procesi i reformave. Asnjëherë nuk është lehtë të realizohen reformat gjithëpërfshirëse. Këtë e dimë nga përvoja në vendin tonë. Prandaj, ashtu siç dështimi i reformave nuk është një opsion, ashtu edhe reforma të pjesshme nuk janë të mjaftueshme”, bëri të ditur Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm turk fjalën e tij e vijoi me këto fjalë: “Në qoftë se shikojmë nga aspekti pozitiv, fuqia kryesore shtyse prapa procesit të reformave është vullneti i popullit të Ukrainës. Ana tjetër pozitive është edhe përkushtimi i qeverisë. Udhëheqja aktuale e Ukrainës është e vendosur. Rruga për të rregulluar ato që u jetuan në Dombas dhe Krime kalon nëpërmjet Ukrainës, e cila ka kryer reformat dhe ka arritur në mirëqenie”.



Lajme të ngjashme