Turqia e kënaqur nga respektimi i armëpushimit në Afganistan

Përmes një komunikate me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia deklaroi se ndjek me kënaqësi respektimin reciprok të armëpushimit të shpallur në Afganistan ndërmjet Qeverisë dhe Talibanit.

994080
Turqia e kënaqur nga respektimi i armëpushimit në Afganistan

“Ndjekim me kënaqësi se si po respektohet armëpushimi i ndërsjellë, i cili është shpallur nga qeveria afgane dhe talibanët gjatë Bajramit të Ramazanit. Ne mbështesim zgjatjen e njëanshme të armëpushimit në fjalë nga qeveria afgane, siç është deklaruar nga Zoti Ashraf Ghani, President i Afganistanit, - vijon komunikata.

“Ne dëshirojmë që talibanët të japin një përgjigje pozitive ndaj këtij hapi të ndërmarrë nga qeveria afgane dhe që në Afganistan të arrihet paqja dhe konsensusi i qëndrueshëm. Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të sjellë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistanin mik dhe vëlla”,- përfundon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme