Një anije me flamur turk ka kërkuar ndihmë në ujërat e Kroacisë

Në Ishullin Jabuka të Kroacisë, në Detin Adriatik njoftohet se një anije me flamur turk ka filluar të mbushet me ujë.

Një anije me flamur turk ka kërkuar ndihmë në ujërat e Kroacisë

Në Ishullin Jabuka të Kroacisë, në Detin Adriatik njoftohet se një anije me flamur turk ka filluar të mbushet me ujë.

8 nga 13 persona të ekuipazhit janë evakuuar.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë bëhet e ditur se anija e mallrave e quajtur “Haksa” filloi të mbushej me ujë në orët e para të mëngjesit dhe pasi informuan Qendrën e Kërkim Shpëtimit Rijeka (MRCC) anijet e shpëtimit të Kroacisë dhe Italisë, së bashku me rimorkun e kompanisë Brodospas u dërguan menjëherë në vendngjarje.   

Në anijen 85 metra të gjatë gjendeshin 11 turq dhe 2 nënshtetas indianë. Nga ky ekuipazh 8 persona u evakuuan dhe u morën në anijen tanket të Italisë, ndërkohë që 5 personat e tjerë theksuan se nuk do ta braktisin anijen.

Në deklaratë bëhet e ditur se 8 personat e evakuuar janë dërguar në Portin Split ndërsa 5 personat e tjerë do të punojnë për të penguar fundosjen e anijes deri sa të ikin ekipet e shpëtimit.



Lajme të ngjashme