Erdogan: Me operacionin në Kandil janë bombarduar udhëheqësit e PKK-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) theksoi se në operacionet në Kandil në veri të Irakut janë goditur ambiente të rëndësishme të grumbullimit të organizatës separatiste terroriste PKK.

Erdogan: Me operacionin në Kandil janë bombarduar udhëheqësit e PKK-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) theksoi se në operacionet në Kandil në veri të Irakut janë goditur ambiente të rëndësishme të mbledhjeve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Erdoan dha informacione në lidhje me operacionin në Kandil gjatë intervistës së djeshme për një kanal televiziv privat dhe bëri të ditur se në fazën e parë me 20 avionë janë goditur 10 objektiva të rëndësishme, ndër të cilat kishte edhe depo armësh të terroristëve.

Ai tha se gjatë bombardimit të këtyre vendtakimeve vlerësohet se janë neutralizuar edhe emra të rëndësishëm të kësaj organizate terroriste.

Pyetjes “A do të ketë operacion tokësor në Kandil?” Erdoan iu përgjigj duke thënë: “Vendi në të cilin gjendemi me Kandilin është shumë shumë ndryshe. Sigurisht që ashtu siç e dini ne në veri të Irakut kemi disa baza ushtarake. Ne duhet të përforcojmë këto baza. Ne duam që këtë ta bëjmë së bashku me qeverinë qendrore të Irakut (Bagdad)”.

Presidenti Erdoan u shpreh edhe në lidhje me çështjen e Sinxharit duke nënvizuar se ky rajon është një Kandil i dytë për Turqinë dhe për këtë arsye ka një rëndësi të madhe.

“Prandaj nëse përcaktojmë një gjë të tillë në Sinxhar do të bëjmë atë që është e nevojshme. Shërbimi ynë Informativ vazhdon punimet intensive në lidhje me rajonin” u shpreh kreu i shtetit turk.

Ai tha se punimet gjithashtu vazhdojnë edhe për veriun e Sirisë dhe nënvizoi se nuk do të ketë lehtësim për këtë (luftën kundër terrorit) në asnjë mënyrë.

 


Lajme të ngjashme