Çavusoglu: Aleatët e NATO-s nuk duhet tu shmangen kufizimeve

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu kërkoi nga qeveria e Gjermanisë të miratojë shitjen e më shumë armatimi për Turqinë.

Çavusoglu: Aleatët e NATO-s nuk duhet tu shmangen kufizimeve

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu kërkoi nga qeveria e Gjermanisë të miratojë shitjen e më shumë armatimi për Turqinë.

Mevlut Çavusoglu në përgjigje të pyetjeve të agjencisë gjermane të lajmeve DPA, tha se “Dy vendet tona janë aleate të NATO-së dhe duhet ti shmangemi kufizimeve të tilla”.

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se qeveria turke dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha sferat përfshirë edhe shitjen e armëve dhe marrëdhëniet ekonomike.

Çavusoglu tha se dëshirojnë që kompania gjermane “Rheinmetall” të marrë pjesë në prodhimin e tankeve të tipit “Altay” të Turqisë ndërsa shtoi se kompanitë turke duan që këto tanke ti prodhojnë me kompaninë “Rheinmetall” dhe se një bashkëpunim i tillë do të mjaftë tërheqës.

Duke e mbrojtur qëndrimin se nuk duhet të ketë pengesa politike për bashkëpunim ministri Çavusoglu tha se me ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel kanë rënë në konsensus për heqjen e të gjitha pengesave dhe kufizimeve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Por, qeveria e vjetër ose qeveria e re nuk kanë luajtur rol në këtë, partitë e njëjta janë ende në pushtet në Gjermani”, bëri të ditur Çavusoglu dhe vijoi duke thënë se edhe pasardhësi i Gabrielit, ministri i Jashtëm, Heiko Maas ka thënë se shqyrtojnë mundësinë për zbutjen e paralajmërimit në lidhje me udhëtimet në Turqi.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me zgjedhjet e 24 qershorit, Mevlut Çavusoglu tha se moslejimi i mbajtjes së propagandës zgjedhore në Gjermani ka irrituar përkrahësit e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

“Ndalesa e propagandës zgjedhore e vendosur vitin e kaluar në Gjermani është në kundërshtim me lirinë e mbledhjes”, bëri të ditur Çavusoglu dhe shtoi se krahas kësaj ata janë duke e respektuar këtë vendim, ndërsa kritikoi lejimin e mbajtjes së fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Popujve në Gjemani.



Lajme të ngjashme