Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë dy terroristë të PKK-së në Semdinli

Në operacionet antiterror të ndërmarra pas sulmit ndaj objektit të rajonit policor në nënprefektur Shemdinli, ndërtimi i të cilit vazhdon ende, janë neutralizuar 2 terroristë, ku njëra ishte femër.

Në komunikatën e bërë nga Prefektura e Hakjarit thuhet se mbrëmë rreth orës 00.35 minuta terroristët e PKK/KCK-së hodhën tre raketa ndaj rajonit policor në zonën Elde të lagjes Altinsu.

Bëhet e ditur se në këtë sulm nuk pati viktima ndërsa u tha se “Njësitë Speciale të Forcave Policore kanë filluar një operacion të gjerë në rajon. Pas hasjes në gjurmët e terroristëve në terren u vendos edhe kontakti si rezultat i të cilit u neutralizuan dy pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste, ku njëra ishte femër.

Mësohet se operacionet e gjera të njësive të xhandarmerisë dhe policisë të kërkim-spastrimit po vazhdojnë ende, ndërkaq kanë filluar edhe aktivitetet intensive të mbështetura edhe nga ajri me dron për kapjen e terroristëve të tjerë.

Lajme të ngjashme