Kryeministri Yildirim dënon masakrimin e palestinezëve

Ndaj martirizimit të një numri të madh palestinezësh gjatë zhvendosjes në Jerusalem të ambasadës amerikane në Izrael, Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) reagoi me këto fjalë: “Një masakër e poshtër. E dënojmë me forcë”.

970727
Kryeministri Yildirim dënon masakrimin e palestinezëve

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) bashkë me Izraelin po festojnë në Jerusalem hapjen e ambasadës”,- tha Binali Jëlldërëm.

“Në të njëjtën kohë, të rinj, civilë të paarmatosur ndërsa po protestojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre, pavarësinë e tyre, atdheun e tyre, shumica i pushtuar, për të mundësuar që zëri i tyre të dëgjohet në botë, ushtarët izraelitë po martirizojnë pa iu dridhur syri me dhjetëra palestinezë të pafajshëm dhe të pambrojtur, ndërkohë që raportohet edhe për rreth dy mijë plagosur. Kjo është një masakër e ulët. Ne e dënojmë me forcë”,- vijoi më tej Kryeministri dhe shtoi: “Ky është një provokim i hapur dhe injorim i shtetit palestinez”.

"Amerika, për fat të keq, është renditur në mënyrë flagrante pranë qeverisë izraelite që masakron civilët dhe është bërë ortak në këtë krim kundër njerëzimit. Ne si Turqi e dënojmë me forcë edhe një herë këtë vendim, i cili nuk ka asnjë vlerë për ne. Duam që të gjithë ta dinë këtë”,-tha Jëlldërëm.

“Ky provokim do ti përkeqësojë e acarojë edhe më shumë problemet në rajon dhe do të lërë një gjurmë edhe më të thellë në çështjen palestineze”,- nënvizoi shefi i qeverisë së Ankarasë.

"Ndoshta stabiliteti dhe paqja në rajon do të jetë shumë më e vështirë për t’u arritur. Ne si Turqi do të qëndrojmë pranë vëllezërve palestinezë deri sa Palestina të jetë e lirë”,- përfundoi Jëlldërëm.

 


Lajme të ngjashme