Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë Ali Erbas kritikoi kërkesën e intelektualëve francezë

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, Prof. Dr. Ali Erbas bëri të ditur se Kurani Famëlartë të gjithë njerëzit i konsideron të denjë.

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë Ali Erbas kritikoi kërkesën e intelektualëve francezë

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, Prof. Dr. Ali Erbas bëri të ditur se Kurani Famëlartë të gjithë njerëzit i konsideron të denjë.

Erbas, i cili mori pjesë në Forumin Familjar me temë “Familja në Kontekstin e Drejtësisë dhe Bamirësisë” të organizuar në Fakultetin Teologjik të Universitetit Marmara në Stamboll, iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve.

Profesori Erbas kritikoi kërkesën e bërë me anë të një komunikate të nënshkruar nga ana e 300 intelektualëve dhe politikanëve të Francës për heqjen e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë.

“Ne e refuzojmë dhe e dënojmë ashpër këtë komunikatë. Kurani Famëlartë i konsideron të denjë të gjithë njerëzit pa marrë parasysh besimin dhe fenë e tyre. Në të kërkohet ndëshkimi vetëm i fajtorëve duke mos e marrë parasysh besimin e tyre ashtu siç është përcaktuar edhe në çdo ligj në botë. Kurani Famëlartë nuk merr në objektiv askënd vetëm për shkak të besimit të tij”, deklaroi Erbas.

Duke vënë në dukje se bërja e komenteve duke i hequr nga konteksti janë për keqardhje, Prof. Dr. Ali Erbas tha: “Kurani Famëlartë vë në dukje në mënyrë shumë të qartë se vrasja e një njeriu është e barabartë me vrasjen e tërë njerëzimi dhe shpëtimi i një njeriu është i barabartë me shpëtimin e tërë njerëzimit. Qytetërimi dhe historia islame është e mbushur përplot me shembuj të tillë”.

 


Lajme të ngjashme