Erdogan: Arkivat tona janë të hapura, kush dëshiron le të vijë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me ngjarjet e vitit 1915-të bëri të ditur se arkivat e Turqisë janë të hapura dhe i bëri thirrje atyre që kanë arkiva, që ti hapin edhe ata.

966635
Erdogan: Arkivat tona janë të hapura, kush dëshiron le të vijë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me ngjarjet e vitit 1915-të bëri të ditur se arkivat e Turqisë janë të hapura dhe i bëri thirrje atyre që kanë arkiva, që ti hapin edhe ata.

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë kolektive të inaugurimit në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Pallatin Presidencial në Bestepe të Ankarasë.

Në ceremoni u bënë lidhje direkt me 7 rajone të Turqisë për restaurimin e 250 veprave.

Në fjalim kreu i shtetit turk u shpreh edhe në lidhje me pretendimet armene për ngjarjet e 1915-s.

“Sot arkivi i Forcave të Armatosura Turke është tërësisht i hapur dhe është i gatshëm për tu studiuar. Në të njëjtën mënyrë edhe arkivi i Presidencës është gati për tu studiuar. Kush ka zemër (kush ka besim tek vetvetja) le të vijë. Veçanërisht atyre që bëjnë pretendimet armene i kam bërë vazhdimisht thirrje; Ejani të hapim arkivat, nëse keni hapini edhe ju” tha Erdoan.

Ai tha se ata që hedhin në shesh pretendime nuk bëjnë asgjë tjetër veçse vazhdojnë fushatat kundër Turqisë.

“Ata kanë lek plot. Mundohen ta vejnë Turqinë në pozicionin e fajtorit. Nuk mund ta bëjnë këtë pasi ne kemi të drejtë” u shpreh Erdoan.

Kreu i shtetit turk reagoi edhe ndaj 300 intelektualëve dhe politikanëve francezë, mes të cilëve edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, të cilët kërkuan heqjen e disa ajeteve nga Libri i Shenjtë i Islamit duke pretenduar se ato përhapin dhunën dhe antisemitizmin dhe u shpreh me fjalët: “Ju fytyra të errëta që hiqeni për intelektualë të Francës dhe propozoni heqjen e disa ajeteve nga Kurani, në civilizimin tonë nuk ka një botëkuptim për heqjen e kësaj apo asaj gjëje nga Ungjilli ose Tevrati. Ne kemi respekt për të gjitha fetë hyjnore dhe nuk bëjmë spekulime për ato”.

“Si guxoni të flisni për Kuranin? Ju keni marrë kot. Ju nuk keni asnjë ndryshim nga DAESH-i. Këto deklaratat e fundit të bërë nga 3-5 të humbur (që nuk e njohin veten) në Francë i shohim si pasqyrim i analfabetizmit. Qëndrimi ynë duhet të jetë një mësim për ata që mbrojnë sulmet ndaj islamit në emër të mbrojtjes së vlerave perëndimore, politikanët evropianë islamofobë që fërkojnë shpatullat e atyre që i vënë zjarrin xhamive dhe veçanërisht për Nicolas Sarkozy. Ashtu siç jemi kundër atyre që djegin mesxhitet në mes të Evropës ashtu jemi edhe kundër atyre që sulmojnë kishat në Siri e në Irak” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

 



Lajme të ngjashme