Përcaktohet kalendari zgjedhor për zgjedhjet e 24 qershorit në Turqi

Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi (YSK) publikoi kalendarin zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale që do të mbahen njëherësh më 24 qershor.

Përcaktohet kalendari zgjedhor për zgjedhjet e 24 qershorit në Turqi

Procesi i votimit për shtetasit turq që jetojnë jashtë shtetit për zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale të 24 qershorit do të fillojë në 7 qershor dhe do të mbarojë në 19 qershor.

Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve në Turqi (YSK) publikoi kalendarin zgjedhor për vitin 2018.

Sipas kalendarit në fjalë afati i votimit për qytetarët turq që jetojnë jashtë shtetit është përcaktuar 12 ditë duke filluar që nga data 7 qershor.

Zgjedhësit jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë deri më 19 qershor.

Sërish sipas kalendarit zgjedhor kandidatët për president aplikimet pranë këshillit (YSK) mund ti bëjnë ndërmjet datave 4-9 maj.

Në këto zgjedhje të përgjithshme do të marrin pjesë gjithsej 11 parti politike. Data e fundit për shpalljen e listave të kandidatëve për deputet është caktuar 21 maji.

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) kalendarin e dërgoi për publikim në Fletoren Zyrtare.

 


Lajme të ngjashme