Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: 4.272 terroristë të neutralizuar deri tani në operacionin “Dega e Ullirit”

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar tha se në operacionin “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 4.272 terroristë.

Erdogan: 4.272 terroristë të neutralizuar deri tani në operacionin “Dega e Ullirit”

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në operacionin “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë në rajonin Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 4 mijë e 272 terroristë.

Presidenti Erdoan iu drejtua me një fjalim grupit parlamentar në mbledhjen javore në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të nevojshme për qetësinë e popullit,- u shpreh Erdoani dhe shtoi: “Edhe në veri të Sirisë do të bëjmë atë që duhet. Numri i terroristëve të neutralizuar deri tani është 4 mijë e 272. Çfarë ndodhi në veri të Irakut; 353 (terroristë të neutralizuar). Çfarë ndodhi brenda vendit; 258 terroristë të neutralizuar. Do të ecim pa u ndalur”.

 


Lajme të ngjashme