Yildirim: Qeverisja presidenciale forcon sistemin politik të Turqisë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi të shtunën në Ankara se vendosja e mekanizmit të qeverisjes presidenciale do të forcojë sistemin politik në Turqi...

956322
Yildirim: Qeverisja presidenciale forcon sistemin politik të Turqisë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi të shtunën në Ankara se vendosja e mekanizmit të qeverisjes presidenciale do të forcojë sistemin politik në Turqi.

Yildirim foli në Kongresin e Forumit Rinor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku u fokusua në zhvillimet aktuale në Turqi. 

“Me sistemin qeverisës presidencial të shtetit bëjmë hap të ri, i cili do të përforcojë sistemin tonë politik. Me zgjedhjet e 24 qershorit, ne do të fitojmë një Parlament dhe pushtet ekzekutiv të fuqishëm; për më tepër, një sistem i kontrollit të balancuar lidhet me shtetin demokratik dhe ligjor”, theksoi mes të tjerash kreu i qeverisë turke.

Ai rikujtoi se referendumi i 16 prillit 2017 në Turqi ka qenë një kthesë në historinë politike të vendit dhe me këtë populli turk mori një vendim historik.

“Populli turk la sistemin parlamentar, i cili u konfirmua se nuk ishte mjaft i fortë për Turqinë, për ta çuar atë në të ardhmen, duke pranuar sistemin presidencial të qeverisjes së shtetit. Ne falënderojmë popullin tonë për këtë vendim”, tha kryeministri turk.

Yildirim shtoi se populli turk me këtë vendim shpalosi aspiratën për të vendosur nën garanci demokracinë e tij.

“Populli porositi 'stabilitet në qeverisje, stabilitet në ekonomi, tha 'qeverisje të fuqishme, Turqi të fuqishme'. Gjatë sistemit parlamentar, disa tentonin në mënyrë konstante për ta vënë nën trysni vullnetin e popullit. Hera-herës ndërhynin në mënyrë direkte dhe hera-herës indirekt. Në mënyrë konstante tentonin të cenonin stabilitetin e pushtetit. Brenda një nate kanë shkatërruar ekonominë shtetërore. Farën e përçarjes e mbollëm në mesin e popullit tonë. Neve na është dashur të luftojmë fuqishëm dhe me vendosmëri kundër të gjithë kësaj”, theksoi shefi i Ankarasë zyrtare. /AA



Lajme të ngjashme