Turqia i bën thirrje ShBA-së dhe Rusisë për vetëpërmbajtje

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli i bëri një vlerësim tensionimit në rritje ditëve të fundit në Siri për një kanal televiziv privat.

Turqia i bën thirrje ShBA-së dhe Rusisë për vetëpërmbajtje

Turqia i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë të vetëpërmbajtje në përshkallëzimin e tensionit në Siri.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli i bëri një vlerësim tensionimit në rritje ditëve të fundit në Siri për një kanal televiziv privat.

Duke vënë në dukje se në Siri veprojnë shumë aktorë, interesat e të cilëve nuk përputhen, ministri Canikli tha: “Është një vend i ngushtë që mund të nxitë përplasje të tilla. Në marrëdhëniet ndërkombëtare pas një pike humbet racionaliteti, ndërkaq pas një pike humbet edhe mendimi i logjikshëm gjë që çon drejt luftës”.

“Në qoftë se forcat e përkrahura nga ShBA-ja ndërmarrin sulme ndaj forcave të përkrahura nga ana e Rusisë, atëherë kjo e fundit dhe të përkrahurit nuk duhet të mbeten pa kundërpërgjigje. Në qoftë se nuk përgjigjen atëherë humbasin në fuqi dhe për këtë arsye dalin luftime serioze. Ky kërcënim mbretëron për një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë”, deklaroi ministri Canikli.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare gjithashtu tha se një shkëndijë do të mundë të shkaktojë shpërthimin e të gjithë rajonit dhe do të hapë rrugë luftimeve, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Prandaj Turqia u bëjmë thirrje palëve fillimisht për vetëpërmbajtje dhe regjimit të Esadit të heq dorë nga përkrahja e organizatave terroriste”.



Lajme të ngjashme